Etrit Berisha do të largohet nga Torino në fund të këtij sezoni.
Pavarësisht se kontrata e tij skadon verën e ardhshme, mediat italiane raportojnë se Torino nuk ka në plan ta mbajë futbollistin për sezonin tjetër dhe do të largohet.
Problemi i vetëm i gardianit shqiptar është mungesa e ofertave duke qenë se nuk bëhet e ditur të ketë mbërritur ndonjë interesim për të. Zgjidhja e vetme për të mos mbetur pa luajtur në sezonin e ardhshëm, sipas mediave italiane është largimi nga Italia dhe me shumë gjasa pritet të ndodhë diçka e tillë.
Prej kohësh, Berisha nuk grumbullohet me ekipin e Torinos dhe nuk bën pjesë në listën e skuadrës për ndeshjet e kampionatit.
Tashmë, zgjidhja e vetme është gjetja e një aventure të re. Më parë, Berisha ishte pjesë e skuadrave si Lacio, Atalanta e SPAL në Serinë A.