Në intervistën për DAZN, vështirësive të Interit të pak muajve më parë iu është rikthyer edhe Alessandro Bastoni. Ja fjalët e tij për veprën e Simone Inzaghit.
Inzaghi konsiderohet specialist i Kupës së Italisë. A shihni diçka që ju bën të mendoni kështu?
Inzaghi të jep paqe mendore, të jep qetësi para finales, qetësinë e nevojshme për t’i përballuar këto lloj ndeshjesh”.
Ai ju ka mbajtur të qetë edhe në momentin më të vështirë, pra dy muaj më parë…
Siç e kam thënë gjithmonë, e rëndësishme është të kemi një grup solid përballë vështirësive.
Ky grup duhet të jetë i përbërë nga një grup njerëzish të fortë, madje edhe të përplasen nëse është e nevojshme.
U ulëm dhe biseduam bashkë, u përpoqëm të kuptonim se cilat ishin problemet.
Madhështia e njeriut qëndron në vëzhgimin, kuptimin dhe tejkalimin e pengesave, problemeve.