Sulmuesi Marko Simonovski është lojtari i radhës që është larguar nga FC Drita.
Klubi gjilanas përmes një njoftimi, ka konfirmuar largimin e Simonovskit.
“Klubi jonë e falënderon Markon për kontributin e dhënë dhe i dëshiron shumë suksese në vazhdim të karrierës”, thuhet në njoftimin e Dritës.
Kujtojmë se Simonovski ishte pjesë e nënkampionëve të Kosovës që nga sezoni 2021/22 dhe gjatë periudhës dy vjeçare arriti të bëjë 70 paraqitje në të gjitha garat, në të cilat shënoi 32 gola ndërsa regjistroi edhe gjashtë asistime.