PSG afër marrëveshjes me yllin e Realit

Futboll

PSG afër marrëveshjes me yllin e Realit

Më: 1 qershor 2023 Në ora: 16:50
Marco Asension dhe Benzema

Siç bëhet e ditur nga gazetari i njohur, Fabrizio Romano, Paris Saint-Germain është shumë afër për ta përmbyllur marrëveshjen verbale me Marco Asension si lojtar të lirë.

Marrëveshja për kushtet personale është shumë afër për tu arritur, pasi që PSG bëri një ofertë më të mirë se Aston Villa.

Asensio dëshiron t’i thotë lamtumirë tifozëve të Realit në mënyrën më të mirë, para se të largohet nga klubi në javën e ardhshme.

Ende nuk është nënshkruar asgjë por marrëveshja është shumë afër pasi që Asensio dëshiron të nis një kapitull të ri dhe të provojë një kampionat të ri. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat