Tammy Abraham ka një vendim të madh për të marrë këtë verë.
Reprezentuesi anglez nuk ka qenë në formën e tij më të mirë këtë sezon për Romën dhe është përmendur një rikthim në Premier League.
Newcastle është shfaqur si një destinacion i mundshëm për futbollistin e gjithashtu edhe Aston Villa.
Gjatë këtij sezoni Abraham ka realizuar vetëm tetë herë në Serie A, për dallim me sezonin e kaluar ku kishte shënuar shtatëmbëdhjetë gola.
"Në Chelsea njihesha si lojtar i akademisë dhe mendoj se duke ardhur këtu e kam kuptuar se është koha për të nxjerrë në pah personalitetin tim dhe për t'i treguar botës se çfarë mund të bëj.
Te Roma jam bërë më i sigurt dhe kam mësuar shumë për veten time", ka thënë Abraham.
Abraham më herët ka luajtur edhe te Bristol Citye e Swansea.