AS Roma mbrëmë humbi finalen e Europa League duke u mposhtur nga Sevilla (4-2), pas ekzekutimit të penalltive.
Mbrojtësi shqiptar i ‘romakëve’, Marash Kumbulla, edhe pse i lënduar ndodhej mbrëmjen e djeshme në Budapest.
Reprezentuesi i Shqipërisë, ka reaguar me një postim në InstaStory.
“Përgjithmonë bashkë Roma”, ka shkruar Kumbulla.
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare do të qëndrojë rreth 6 muaj jashtë fushës së blertë, pasi ditë më parë iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale për ligamentin, pas lëndimit të pësuar në ndeshjen Milan-Roma.