Ronaldo tregon planet për sezonin e ardhshëm

Futboll

Ronaldo tregon planet për sezonin e ardhshëm

Më: 1 qershor 2023 Në ora: 19:03
Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo nuk ia doli të festonte titullin në Arabinë Saudite, ku u transferua në merkaton e dimrit, pasi ekipi i tij, Al Nassr u rendit në vendin e dytë, pas Al Ittihadit.

Pavarësisht këtij zhgënjimi, CR7 garantoi se nuk ka ndërmend të ndryshojë ambient, pra do të qëndrojë në Ligën Profesionale të Arabisë Saudite edhe sezonin e ardhshëm.

“Unë mendoj se liga është shumë e mirë, por ne kemi ende shumë mundësi për t’u rritur. E përsëris, liga saudite është e mirë dhe konkurruese.

Kemi ekipe shumë të mira, kemi shumë lojtarë të mirë arabë”, deklaroi portugezi në një intervistë për mediet vendëse.

Gjithsesi, Ronaldo nuk ngurron të tregojë se në cilat aspekte duhet të përmirësohet Liga Suadite.

“Infrastrukturat, mendoj se duhet të përmirësohen pak. Edhe gjyqtarët, sistemi VAR…

Duhet të jenë pak më të shpejtë, një ose dy gjëra të vogla që duhen përmirësuar. Por unë jam i lumtur këtu, dua të qëndroj këtu dhe do të qëndroj këtu.

Dhe, për mendimin tim, nëse ata vazhdojnë të bëjnë punën që duan të bëjnë në pesë vitet e ardhshme, mendoj se liga saudite mund të arrijë në top-5 në botë”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat