Shkëndija e Tetovës të premten do të ketë grumbullimin e parë, pasi sot dhe nesër futbollistët të kalojnë matjet dhe ekzaminimet mjekësore.
Kuqezinjtë do të nisin fazën përgatitore pasditën e të premtes, kur skuadra do të ketë grumbullimin e parë në orën 17:00.
Ndërkohë kryesia së shpejti pritet të emërojë trajnerin e ri, pas çka ditët e para do të definohen shumë gjëra në lidhje me përforcimet, largimet dhe lojtarët të cilëve u skadojnë kontratat.
Përveç Ferhan Hasanit me të cilin u mbyll bashkëpunimi, lojtarët tjerë në skadim të kontratave janë të lidhur deri më 15 qershor dhe në këtë periudhë do të merren vendimet për të ardhmen.