Napoli do ta sfidojë Milanin për nënshkrimin e sulmuesit të Arsenalit të huazuar te Reimsi, Folarin Balogun gjatë kësaj vere.
Kampionët e Italisë po duan që ta gjejnë një sulmues të ri teksa pritet ta humbin Victor Osimhenin në këtë afat kalimtar të transferimeve.
Ndërkaq tani gazeta angleze The Mirror ka rapotuar që ata po e duan 21-vjeçarin, për të cilin ka shprehur interesim edhe Milani.
Ky interesim në lojtarin e njëjtë vjen pas raportimeve që dy klubet italiane janë edhe pas përfaqësuesit të Kosovës, Edon Zhegrovës që luan te Lille.