Teuta ndahet me Ildi Grudën.
Klubi durrsak, që tentoi deri në javën e fundit kualifikimin në Conference League, ka mbyllur marrëveshjen me sulmuesin nga Lezha.
23-vjeçari ishte pjesë e klubit durrsak prej janarit të vitit 2020, duke fituar me Teutën titullin kampion, Kupën dhe Superkupën e Kroacisë.
“Faleminderit Ildi Gruda! KF Teuta komunikon përfundimin e bashkëpunimit me sulmuesin Ildi Gruda, i cili nga sot nuk është më pjesë e Teutës.
Lojtari largohet nga Teuta duke lënë mbrapa plot kujtime për tifozerinë stafin dhe ekipin.
Faleminderit Fanella me nr. 7 për gjithçka.
Përgjithmonë pjesë e familjes blu. Shumë suksese në vazhdim kampion”, lexohet në komunikatën zyrtare të Teutës.