Skuadra e Shkëndijës së Tetovës ka nisur përgatitjet për sfidat evropiane.
Me synim të paraqitjes sa më të mirë, drejtuesit e skuadrës këto ditë po punojnë fort për të angazhuar futbollistë të rinj që do të plotësojnë pozitat vakante.
Kështu që, Shkëndija planifikon që të rikthejë në radhët e saja Mevlan Adilin, mbrojtësin që dikur kishte veshur fanellën kuqezi.
Për herë të fundit ai ka luajtur për skuadrën e Bylisit në Shqipëri, ndërsa ka eksperiencë edhe në Rusi, Lituani e Rumani.