Futbollisti Albion Pllana edhe zyrtarisht largohet nga Trepça ’89 e Mitrovicës.
Pllana largohet pas një periudhe të gjatë përkatësisht 7 viteve.
“Pas 7 viteve të kaluara në Trepçën ’89, nga sot nuk do të jem më pjesë e klubit.
Rrugëtimi ynë i përbashkët përfundon me kaq.
Dua t’u falënderohem të gjithëve, pa anashkaluar askënd, nga donatorët, kryesia e klubit, trajnerët dhe bashkëlojtarët për këto vite që kaluam së bashku.
Njëherësh, klubit ia uroj të gjitha sukseset e mundshme”, njofton Pllana..