Mallorca e Muriqit merr vendimin për të ardhmen e trajnerit!
Pas një sezoni të mirë, Mallorca sapo ka konfirmuar Javier Aguirre si trajner të tyre edhe për edicionin e ardhshëm të La Liga.
Në një publikim në faqen zyrtare, vetë klubi i Mallorcas bën me dije se meksikani do të drejtojë ekipin e tyre, pjesë e së cilit është edhe sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, deri në verën e 2024-ës
Aguirre mori drejtimin e ekipit në në sezonin 2021/22 me objektivin e mbijetesës, ndërsa ia doli që këtë vit të kishte shifra pozitive.