Akoma nuk dihet se cila do të jetë skuadra e ardhshme e Lionel Messi-t.
Megjithatë, duket se rebusi do të zgjidhet në ditët ne vazhdim.
Pasi është kuptuar se Paris Saint-Germain është jashtë loje, në garë mbeten Barcelona (i duhet “ok” i la Liga-s), Al-Hilal dhe Inter Miami.
Në lidhje me propozimin e klubit të MLS-së në pronësi të David Beckham kanë ardhur lajme të reja nga e përdtishmja spanjolle Sport, që flet për një kontratë 4-vjeçare me 50 milionë euro në vit.
Më pas, e përditshmja franceze L’Equipe ka shkruar edhe për një marrëveshje mes Inter Miami dhe Barcelona-s, me klubin amerikan që do të ishte i gatshëm ta huazonte argjentinasin te Barça sezonin e ardhshëm.