Napoli është në kërkim të një trajneri të ri për sezonin e ardhshëm pasi Luciano Spalletti do të largohet.
Presidenti i këtij klubi, Aurelio de Laurentiis, pranoi se ai kishte kontaktuar Luis Enriquen, por u raportua se spanjolli kishte refuzuar një mundësi për të zëvendësuar Spallettin.
Tani, sipas “Cadena Cope”, ish-trajneri i Athletic Bilbao, Villarreal, Valencia dhe Sevilla, Marcelino Garcia Toral është në listën e kampionëve të Italisë.
Spanjolli është i lirë që nga vera e vitit të kaluar.
Ai me Athletic Bilbaon e kishte fituar Superkupën e Spanjës.
Marcelino një trofe e ka edhe me Valencian, atë të Kupës së Mbretit.
57-vjeçari është i njohur për intensitet të punës dhe për sistemin e tij të presionit të lartë, që besohet se do t’i përshtatej napolitanëve.
Igor Tudor e Rafa Benitez janë dy prej emrave tjerë të përmendur si zëvendësues të mundshëm të Spallettit.