Sonte do të zhvillohet finalja e madhe e Kupës së Gjermanisë, mes Leipzigut dhe Eintracht Frankfurtit.
Leipzigu synon që ta mbrojë trofeun e fituar vitin e kaluar, që ishte edhe i pari në histori të klubit në këtë garë.
Në fakt, “Demat e Kuq” do të luajnë për herë të tretë radhazi në finale të Kupës, garës së dytë më të rëndësishme në Gjermani.
Në anën tjetër, Eintracht Frankfurti e ka fituar pesë herë trofeun e Kupës dhe sonte e synon të gjashtin në histori.
“Shqiponjat” për herë të fundit kishin triumfuar në vitin 2015.
Finalja e këtij viti do të zhvillohet nga ora 20:00, në “Olympiastadion” të Berlinit.