Pas një sezoni të mrekullueshëm nën drejtimin e Franck Haise, shumë lojtarë të RC Lens janë në radarin e top-klubeve evropiane.
Njëri prej tyre është edhe qendërmbrojtësi, Kevin Danso, i cili ka tërhequr interesim veçanërisht nga klubet italiane.
“FootMercato” ka raportuar se Milani ka kontaktuar tashmë me përfaqësuesit e 24-vjeçarit.
Detaje tjera ende nuk janë bërë të ditura.
Për ish-futbollistin e Southamptonit interesim kanë shfaqur edhe Napoli e Fiorentina.
Lens, që do të luajë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, synon që t’i mbajë disa prej futbollistëve kryesorë – mirëpo, mund të lejojnë largimin e Dansos nëse do të ketë ofertë rreth 25-30 milionë euro për të.
Reprezentuesi austriak me klubin francez ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2026.