Fiorentina e mbylli sezonin e Serie A me fitoren 1-3 ndaj Sassuolos dhe tani gjithë fokusi është te finalja e Conference League.
Skuadra nga Firence synon trofeun, por duhet kaluar pengesa e fundit: West Ham.
Takimi do të luhet të mërkurën e 7 qershorit (21:00), ndeshje që mund ta ndiqni në SuperSport.
Fiorentina e humbi finalen e Kupës së Italisë ndaj Interit, ndërkohë që në Firence janë përgatitur për festë europiane.
Presidenti Rocco Commisso ndihet krenar me skuadrën e tij, por nuk ka aspak ndërmend të flasë për finalen e Pragës.
“Dy vitet e fundit kanë qenë shumë të bukura, dua t’i falënderoj të gjithë, përfshirë edhe tifozët që na kanë qëndruar gjithmonë pranë. Fiorentina është një familje e madhe.
Finalja? Unë nuk dua të flas për finalen e së mërkurës. Më mira ta mbyllim gojën dhe të përgatitemi në heshtje. Detyra ime është të paguaj paratë. Kemi zhvilluar 60 ndeshje këtë sezon.
Fiorentinës nuk i kishte ndodhur kurrë më parë të luante kaq shumë. Jemi 6 pikë më pak se sezonin e kaluar, por me dy finale më shumë. Dua t’i përqafoj të gjithë”, deklaroi kreu i klubit nga Firence.