A do të largohet Silva nga City?

Futboll

A do të largohet Silva nga City?

Më: 3 qershor 2023 Në ora: 11:42
Silva e Guardiola

Trajneri i Man Cityt, Pep Guardiola shpreson se asi i skuadrës së tij, Bernardo Silva nuk do të largohet nga ‘Etihad’.

Portugezi kërkohet nga dy klubet e fuqishme evropiane, Barcelona dhe PSG.

Strategu spanjoll, e pranon se nuk di se çfarë do të ndodh më të ardhmen.

“Bernardo Silva? Ai ka për të luajtur edhe dy ndeshje këtë sezon, finalen e FC Cup dhe Finalen e Ligës së Kampionëve. Shpresoj që ai të mos largohet, por nuk e di se çfarë do të ndodhë”, ka thënë Guardiola.

Man City sonte përballet me rivalin e qytetit, Man Untedin në finalen e FA Kupës, ndeshje kjo që fillon në orën 16:00.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat