Barcelona është duke e menduar shkëmbimin e Franck Kessie me mesfushorin e Interit, Marcelo Brozoviç, raportojnë mediet italiane.
Trajneri i katalonasve, Xavi Hernandez është në kërkim të një mesfushori pas largimit të Busquets, dhe kroati është synim i strategut të Barçës.
Kessi është dëshira e Interit, skuadër kjo që është e gatshme të sakrifikojë Brozoviçin.
Ndryshe, siç raportohet, Interi është duke e vëzhguar edhe mbrojtësin e Barcelonës, Jordi Alba, i cili tashmë ka konfirmuar largimin nga ‘Camp Nou’ në fund të këtij sezoni.