Barcelona pranë sigurimit të Gundogan

Futboll

Barcelona pranë sigurimit të Gundogan

Më: 3 qershor 2023 Në ora: 13:24
Gundogan

Barcelona pranë sigurimit të Gundogan!

Me finalen e FA Cup dhe atë të Champions League ende në lojë, “qytetarët” e Manchester City shpresojnë në sigurimin e “tripletës” historike këtë sezon, me djemtë e Pep Guardiola, që kanë zhvilluar një sezon fantastike duke “shkatërruar” çdo ekip që i del përpara.

Pjesë e ketij suksesi, padyshim është dhe kapiteni i “qytetarëve”, Ilkay Gundogan me turko-gjermanin, që paravërisht se është vetëm 2 ndeshje larg arritjes më të madhe në karrierën e tij, sërish ka vendosur t’i bashkohet “katalanasve” të Barcelona gjatë merkatos së verës.

Sipas raportimeve më të fundit nga mediat spanjolle, mesfushori gjerman do t’i bashkohet “blaugrana”-ve, më 1 korrik, teksa më tej raportohet se është mësuar dhe kohëzgjatja e kontratës, me turko-gjermanin që do të qëndrojë për 3 vjet në “Camp Nou”..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat