Lajmi për konfirmimin e Szymon Marciniak si arbitër të finales së Champions League mes Manchester Cityt dhe Interit ka bërë të buzëqeshin tifozët zikaltër.
Duke lënë mënjanë polemikat e orëve të fundit (arbitri polak mori pjesë në një ngjarje të ekstremit të djathtë), është e pamundur të mos vërehen disa rastësi me natën magjike të Madridit të 2010-ës.
Në atë kohë, arbitri i caktuar për finalen kundër Bayern Munich ishte anglezi Howard Webb, i cili e kujton kolegun polak për “flokët” dhe rrugëtimin.
Më 10 qershor, Marciniak do të bëhet arbitri i dytë në histori që do të drejtojë finalen e një Kupe Bote dhe finalen e Champions League në të njëjtin sezon.
Duke i hedhur një sy të shpejtë statistikave vihet re se si precedenti i vetëm daton në vitin 2010, viti i jashtëzakonshëm i Interit të atëhershëm të Mourinho-s.
Anglezi, pasi doli në fushë më 22 maj në Bernabeu, u caktua të drejtonte Holland-Spanjë më 11 korrik në Johannesburg. Kombëtarja fituese e Botërorit të fundit, Argjentina, flet spanjisht.
Një paralele tjetër e bukur me 2010-ën. Në pritje të verdiktit të fushës, interistëve nuk u mbetet gjë tjetër vetëm që të kapen pas statistikave. Që nga njëra anë bëjnë zikaltrit të buzëqeshin, nga ana tjetër (në heshtje) të shpresojnë.