“Mirupafshim Zoti Zlatan”! Kështu, Milani po përgatitet të ndahet nga Zlatan Ibrahimoviç me rastin e ndeshjes së fundit të kampionatit kundër Veronës.
Ky skenar ishte hedhur prej javësh, por deri më tani nuk kishte asnjë konfirmim.
Fotoja që vjen nga stadiumi i njohur gjatë përgatitjeve për duelin me Veronën dha një tjetër të dhënë për fundin e historisë së dashurisë mes klubit milanez dhe sulmuesit të famshëm.
Fjalët “God Bye Zlatan” shfaqen në ekranet pranë fushës së destinuar për reklamë, gjë që është një shenjë e qartë se kuqezinjtë po i thonë lamtumirë këtij lojtari.