Fanella e Telushit peshon shumë! Partizani ka nxjerrë një njoftim të fundit ku tregon se fanella e këtij lojtari ka dalë në ankand dhe secili mund të vendos ofertën e tij për të marrë.
Gjithashtu ajo është e nëshkruar nga gjithë ekipi i Partizanit. Kjo është një iniciativë ku të ardhurat nga shitjet do të shkojnë për viktimat e tërmetit në Turqi dhe Siri.
“175 klube evropiane 1 kauzë e rëndësishme
Ne jemi krenarë që mbështesim ECA dhe UNCHR në ankandin e fanelave të nënshkruara, të ardhurat e të cilave do të shkojnë për viktimat e tërmetit në Turqi dhe Siri.
Vendosni ofertën tuaj për fanelën e kapitenit Telushi, te nënshkruar nga i gjithë ekipi i Partizanit, apo për fanelat e disa prej klubeve më të famshme evropiane”, shkruan Partizani..