Përballja mes Ferizajt dhe Lirisë së Prizrenit, po pritet me ankth sepse gabimi më i vogël më nuk ka kthim pas për asnjërën skuadër.
Ferizaj synon mbetjen në Superligë dhe Liria të rikthehet në shoqërinë e më të mirëve.
Ballafaqimi do të luhet nesër në orën 15.00 në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.
“Federata e Futbollit të Kosovës i ka caktuar referët për ndeshjen e nesërme të barazhit.
Refer kryesor do të jetë Visar Kastrati, kurse anësor Granit Hyseni dhe Lumturije Muhadri dhe refer i katërt, Alban Shala.
Ndërsa në VAR: Genc Nuza dhe Fatlum Berisha”, njofton FC Ferizaj.