Ronaldo “i shkel syrin”

Futboll

Ronaldo “i shkel syrin”

Më: 3 qershor 2023 Në ora: 19:52
Ronaldo

Ronaldo “i shkel syrin” Kupës së Botës 2026: Të shohim!

Cristiano Ronaldo ishte i pranishëm në një ngjarje bamirësie në Singapor dhe, në një konferencë për shtypin, u pyet për mundësinë e përfaqësimit të Portugalisë në Kupën e Botës 2026.

“Së pari, dua të luaj Evropianin vitin e ardhshëm. Mendoj se është e rëndësishme të shikohen synimet afatshkurtra ose afatmesme. Le të shohim se çfarë ndodh”, deklaroi 38-vjeçari, i cituar nga “The Straits Times”.

Kujtojmë se Cristiano Ronaldo e mbylli sezonin tek Al Nassr me 14 gola dhe dy asistime në 19 ndeshje dhe është pjesë e skuadrës së Roberto Martínezit për ndeshjet kundër Bosnjës dhe Islandës për kualifikueset e Euro 2024.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat