Interi ka përfunduar edicionin me fitore.
Zikaltrit kanë shënuar fitore me rezultat 1:0 ndaj Torinos, në takimin e javës së fundit të Serie A.
Futbollisti kroat Brozoviç ka realizuar për fitore falë asistimit të Lukakut.
Reprezentuesi i Kosovës, Mërgim Vojvoda, u paraqit 57 minuta për Torinon.
Djelmoshat e Inzaghit importuan tre pikë, që tani për tani renditen në vend të dytë me 72 pikë por kanë një ndeshje dhe një pikë më shumë se Lazio në pozitën e tretë.
Torino renditet në vend të nëntë me 53 pikë.