Vushtrria U-17 ka shënuar sukses të madh në edicionin 2022-2023.
Futbollistët e rinj vushtrrias me lojëra që treguan iu shpërblye me sukses, kampion i Lidhjes Rajonale të Mitrovicës dhe futen në Superligë të Kosovës U17.
Kjo u arrit falë punës së palodhshme të trajnerit Kujtim Pantina.

FC Vushtrria U-17
“Çfarë viti historik në 100 vjetorin e klubit me gjeneratën U-17, arritëm këto suksese:
Jemi kampion në Lidhjen Rajonale të Futbollit të Kosovës dhe pjesë e Superligës së Kosovës U-17.
Falënderoj lojtarët që dhanë gjithçka nga vetja që të arrijmë këtë sukses.
Falënderoj stafin e shkollës së futbollit për bashkëpunim po ashtu kryesinë e klubit që na qëndruan afër dhe të gjithë ata që ndihmuan gjatë gjithë kësaj kohe FC Vushtrrinë”, ka shkruar Pantina në profilin e tij në facebook.