PSG ka festuar titullin e kampionit para shikuesve të vet.
PSG si vendas ka zhgënjyer duke pësuar humbje me rezultat 3:2 nga Clemont-i, në takimin e javës së fundit të kampionatit francez.
Lionel Messi i jep lamtumirën PSG-së.
Kyei i Clermont në minutën e 37-të ka dështuar nga penalltia.
Reprezentuesi i Kosovës, Elbasan Rashani, është paraqitur titullar për Clermont.
Ai ka asistuar në golin e tretë përkatësisht të fitores në minutën e 63-të.
Për Clermont shënuan Gastien (24'), Zeffane (45+1'), Kyei (63') dhe pë PSG-në realizuan Ramos (16') e Mbappe (21').
PSG është kampion me 85 pikë, ka një pikë më shumë se Lens dhe Clermont renditet në vend të tetë me 59 pikë të mbledhura.