Refik Halili nuk e lejon largimin e Orges Shehit, i cili ishte në bisedime me drejtuesit e Shkëndijës së Tetovës për të marrë drejtimin e kuqezinjve.
Klubi bardheblu, nëpërmjet një njoftimin në faqen zyrtare, ka njoftuar arritjen e marrëveshjes me palëve, që do të thotë se Shehi do të jetë trajneri i Tiranës edhe sezonin e ardhshëm.
Njoftimi i Tiranës: “Klubi i Futbollit Tirana njofton arritjen e marrëveshjes me trajnerin Orges Shehi. Pas bisedimeve mes palëve, klubi dhe tekniku vendosën të vazhdojnë bashkëpunimin mes tyre.
Presidenca dhe drejtori teknik i skuadrës, Tefik Osmani, shprehin falënderimet për profesionalizmin dhe punën e madhe që trajneri i dyvjeçarit të fundit ka bërë me ekipin si edhe kënaqësinë të vijojnë të kenë Orges Shehin në krye të pankinës se Tiranës.
Të bindur se ky do të jetë hapi i parë i sigurt drejt projektimit të një skuadre solide dhe kampione. I urojmë suksese trajnerit në vazhdimësinë e punës së tij nën stemën bardheblu".