Rubin Hebaj është shndërruar në një bomber të vërtet! Pas 7 golave në kampionatin uzbekistanas, sulmuesi shkodran, vijon të shënojë edhe në Kupë.
Ditën e djeshme Hebaj, ka shënuar dopietë në triumfin 6-0 që skuadra e tij Andijan, arriti në shtëpi ndaj Olimpija FA.
Sulmuesi shkodran tundi rrjetën në minutat 35 dhe 50, duke u shndërruar kështu në një nga lojtarët më të rëndësishëm për skuadrën e tij.
Kujtojmë që në kampionat deri tani Hebaj ka shënuar 7 gola, në 5 ndeshje radhazi, duke qenë golashënuesi i dytë me i mire i kampionatit, si dhe 2 gola në Kupë, duke shkuar në total në kuotën e 9 golave në 6 ndeshje radhazi.