Shkëndija përmes penalltive në Ligën e Tretë-Veri, Haraçina po feston

Futboll

Shkëndija përmes penalltive në Ligën e Tretë-Veri, Haraçina po feston

Më: 4 qershor 2023 Në ora: 11:56
Shkëndija feston

Shkëndija siguroi kualifikimin në Ligën e Tretë të Futbollit të Maqedonisë – Grupi Veri, dhe Haraçina po feston suksesin e madh të klubit, i cili nuk ka njohur humbje gjatë gjithë sezonit në Ligën komunale të Gazibabës.

U luajt ndeshja e parë e barazhit, në kohën e rregullt në stadiumin “Boris Trajkovski” në Maxhari përfundoi pa gola 0:0.

Një ndeshje interesante dhe futboll fantastik për publikun, i cili mbushi stadiumin deri në ulësen e fundit. Interesimi për këtë ndeshje ishte i madh, sidomos nga tifozët “Çlirimtarët”.

Shanse pati por gola jo, dhe ndeshja përfundoi ne barazim 0-0, kështu që fituesi u vendos në penallti, ku Shkëndija nga Haraçina arriti statusin e Ligës së Tretë të Maqedonisë së Veriut për sezonin e ardhshëm me rezultat 4:5.

Golat për Shkëdijën në penallti i shënuan: Senad Saliu, Rufat Cilafi, Rahim Ismaili, Sevim Alii, Jasir Beqiri. Poriteri Shkëlzen Limani mbrojti penalltinë.

Festa në Haraçinë tashmë ka filluar dhe do të festohet deri në orët e vona të natës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat