Ferizaj synon mbetjen në Superligën e Kosovës dhe Liria e Prizrenit që të rikthehet në mesin e më të mirëve.
Përballja mes tyre luhet sot në orën 15.00 në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.
Ferizaj beson në cilësi që ka të futbollistëve dhe me prëvojë, ndërsa Liria në shpejtësinë e lojës veçmas në repartin sulmues.
Gabimi më i vogël do t’ju kushtojë shtrenjtë qoftë Ferizajt qoftë Lirisë.
Të dy skuadra janë në presion të madh, një ndeshje, një finale barazhi dhe gjithçka vendoset sot cili në elitë e cili në ligë të parë.