Carlo Ancelotti po përgatitet të mbyllë sezonin me Real Madridin. Pas eliminimit nga Champions League kundër Manchester City-t, trajneri u kritikua edhe nga shtypi, e gjithashtu u përfol për një lamtumirë të mundshme.
Zëra që shqetësojnë edhe merkaton dhe metamorfozën e mundshme të sulmit të madrilenëve.
Trajneri italian u ngacmua për këtë në konferencën për shtyp.
Ancelotti rrallëherë nuk e ka përmbajtur veten në konferencën për shtyp.
Trajneri i Real Madridit ndoshta nuk e priste që një nga pyetjet e para të vinte për zgjedhjet e ardhshme në negociata.
Nga ana tjetër, ditët e fundit është përfolur shumë për lamtumirën e mundshme të Benzema, i cili përfundoi në shënjestrën e Al Ittihad. Një shitje e mundshme do të përfaqësonte një revolucion për skuadrën spanjolle e cila pas vitesh do ta gjente veten pa liderin e saj në sulm.
Gjithashtu në këtë rast nuk mungojnë thashethemet për zëvendësuesit e mundshëm. Mes tyre është edhe Harry Kane, i Tottenham. Për të blerë sulmuesin anglez do të duhej një ofertë e jashtëzakonshme prej të paktën 100 milionë eurosh.
Pikërisht këto thashetheme përfunduan edhe në sallën e shtypit të Real Madridit, me Carlo Ancelottin i cili fillimisht e gjeti veten duke u marrë me merkato dhe jo me Athletic Bilbao, kundërshtari i fundit i sezonit në La Liga.
Përballë pyetjes së drejtpërdrejtë për Kane, Ancelotti pati një reagim të papritur dhe të veçantë. Fillimisht shpërtheu në të qeshur e më pas vuri dorën në ballë. Më pas shpjegoi: “Ju intereson shumë se çfarë do të ndodhë sezonin e ardhshëm, por nuk do të flas për të ardhmen e skuadrës”.
Sa për Harry Kane, është e pamundur të mos e njohësh vlerën e një prej sulmuesve më të mirë në botë: “Kane është një lojtar i madh, por ai i përket Tottenhamit dhe ne duhet ta respektojmë atë dhe klubin”.
Fjala e mbyllur, por ato të qeshura… Për Benzema, megjithatë, Ancelotti ishte më i drejtpërdrejtë: “Karim ka një kontratë njëvjeçare, nuk kemi asnjë dyshim”. Është zgjidhur çështja? Për momentin.