Sulmuesi me prejardhje nga Kosova, Fatos Beqiraj, me ekipin e Mornarit të Tivarit, përmes barazhit sigurojnë ekzistencën në elitën e futbollit të Malit të Zi.
Mornari brenda katër ditësh fitoi me rezultat identik 2:0 ndaj Beranes, skuadrën që u rendit në vend të tretë në Ligë të Dytë
Fatos Beqiraj është ‘ujku i vjetër’, shënon në Berane!
Të gjitha dilemat, nëse ka pasur, i hoqi Fatos Beqiraj, i cili 12 vite më parë shënoi në Berane me fanellën e Buduçnostit dhe tani e bëri këtë si lojtar i Mornarit.
Rekorderi për numrin e paraqitjeve për kombëtaren e Malit të Zi, Beqiraj, në minutën e 40-të doli vetë me portierin Eldin Beçiq dhe e mposhti pa problem pas asistimit të lojtarit të përfaqësueses së Sierra Leones, Michael Rodney.
Lojtarët më me përvojë e ndihmuan Mornarin të ruante statusin e ligës së parë, kështu që në minutën e 49-të,
Marko Çetkoviç, shënoi pas pasimit të Demir Shkrel.
Nga edicioni 2023-2024., këto ekipe bëjnë pjesë në elitë Buduçnosti, Sutjeska, Arsenali, Deçiq, Jedinstvo, Petrovac, Jezero, Mornari, Rudar dhe Mladost DG.