Liria rikthehet në elitën e futbollit të Kosovës
Liria e Prizrenit ka triumfuar me penallti me rezultat 3:0 ndaj Ferizajt, në finalen e barazhit.
Ndeshja në kohën e rregullt dhe po ashtu edhe pas vazhdimeve dy herë nga 15 minuta, ka përfunduar pa gola (0:0).
Ballafaqimi mes Ferizajt dhe Lirisë u zhvillua në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.
Të pranishëm ishin rreth 3.000 shikues
Tifozët “Ujqit” e Ferizajt dhe “Arpagjikët” e Lirisë, kanë bërë atmosferë të mirë.
Në minutën 24-të Sadriu nga afërsia e nga këndi i vdekur, godet fortë por portieri Hodaj tregon cilësitë e tija, duke shpëtuar portën e Lirisë.
Kroati Panadiç në minutën e 31-të godet me kokë por për fat të Lirisë topi shkoi jashtë portës.
Në minutën e 90+1, portieri Jovanosvki shpëtoi portën e ferizajasve, duke e mbrojtur goditjen shumë të fortë nga rreth 17-18 metra të futbollistit Fetahaj.
Në minutën e 115-të, Likaj i vetmuar por portieri ferizajas Marko Jovanovski ka shpëtuar gol të sigurt.
Penalltitë, për Lirinë shënuan Blendi Memaj; Ardit Topallaj e Dardan Jashari, dështoi Astrit Berisha dhe për Ferizajn dështuan Astrit Fazliu, Betim Haxhimusa, Kenan Orana.