Mirlind Daku ka përfunduar një sezon spektakolar në kampionatin slloven si i huazuar te skuadra Mura.
Sulmuesi gjilanas u huazua te Mura nga Osijek, ku ka shkëlqyer në elitën e futbollit slloven me 22 gola e dy asistime në 37 ndeshje zyrtare.
Gjiganti slloven, Maribor është duke u përgatitur për shitjen e golashënuesit kryesor Zhan Vipotnik dhe po e shohin Mirlind Dakun si zëvendësuesin e tij.
Mediumi slloven ‘Ekipa’ ka raportuar se drejtuesit e Mariborit kanë kërkuar informacione te Osijeku për sulmuesin e Kosovës.