Pas episodit fatkeq racist që Vinicius iu desh të përjetonte në Mestalla më 21 maj, kur një tifoz i Valencias e ofendoi duke i bërtitur “majmun” në të njëjtën kohë që i bënte gjeste fyese, këtë të diel ai do të rikthehet
Ai do ta bëjë këtë për të thënë lamtumirë, për këtë sezon, në Bernabéu ku e pret një pritje shumë e dashur.
Pas ndeshjes së parë në Chamartín pas episodit racist kundër Rayo, klubi iu drejtua atij dhe i ofroi një vend në kuti ku ai mund të shihte sesi stadiumi brohoriti emrin e tij në minutën e 20-të, këtë herë brazilianit mundi të ndjejë mbështetjen përsëri, por nga fusha.
Me problemin fizik që ka tani pasi ndjen dhimbje në gju dhe kur kampionati ka përfunduar sa i përket objektivave të klubit, ka shumë shanse që ai të mos aktivizohet në këtë ndeshje për të mos rrezikuar më tepër sa i përket gjendjes fizike.
Megjithatë Vinicius do të rikthehet për t'i thënë lamtumirë një sezoni në të cilin nuk ja dolën të arrinin objektivat e fillim sezonit, por megjithëse nuk ka mundur të fitojë Ligën ose Champions League, ai ka arritur të fitojë Kupën e Mbretit si trofeu i vetëm për skuadrën Merenges në këtë edicion dhe të përmirësojë shifrat e tij nga viti i kaluar.
Pas kësaj ndeshje, braziliani do të shkojë me skuadrën e tij për të luajtur dy miqësore në Barcelonë dhe Lisbonë dhe më pas do të mund të pushojëm një pushim i merituar ky pasi ka luajtur më shumë se 50 ndeshje këtë sezon mes Real Madridit dhe Brazilit.