Vllaznia nuk e dëshiron rikthimin e Mevlan Adilit.
Ky i fundit është i lirë pas përfundimit të eksperiencës me Bylisin.
Megjithatë në Shkodër kërkojnë që të ndërtojnë një ekip të ri dhe pa shumë gjurmë nga e kaluara.
Shkodrasport raporton se nuk ka pasur asnjë interesim karshi Adilit.
Pavarësisht se ky i fundit e ndien fanellën e Vllaznisë, sipas të gjitha gjasave duhet të ulet në bisedime me Shkëndijën e Tetovës.