Lionel Messi i ka dhënë lamtumirën mbrëmë PSG-së, por nuk do ta kujtojë me mall ndeshjen e fundit.
Tifozët e PSG-së e ofenduan sërish, ndërsa marrëdhënia nuk është e mirë as me shokët e ekipit.
Mesi është vërshëllyer në çdo moment dhe menjëherë pas përfundimit të ceremonisë së trofeut, shkoi në dhomën e zhveshjes si për të treguar se mezi priste të largohej nga stadiumi.
Gazetarët e kanë pyetur Donarumën për këtë çështje dhe përgjigja e tij tregon shumë për marrëdhënien me argjentinasin.
“Sinqerisht, ne nuk i kushtuam vëmendje, ishim të lumtur që festuam titullin,” tha Donnarumma.