Kompletohet Superliga e Kosovës për sezonin e ri

Futboll

Kompletohet Superliga e Kosovës për sezonin e ri

Më: 4 qershor 2023 Në ora: 18:29
Topi i futbollit

Liria do të jetë pjesë e Superligës së Kosovës në sezonin e ardhshëm 2023/24.

Prizrenasit ia dolën të rikthehen në elitë pas katër vjetësh, pasi mposhten sot Ferizajn në ndeshjen e barazhit.

Të përzgjedhurit e Xhengiz Rexhepit triumfuan 3:0 në penallti, pasi 120 minutat e kësaj sfide nuk prodhuan fitues – duke u mbyllur baras dhe pa gola.

Kësisoj, tashmë dihen edhe dhjetë skuadrat që do të garojnë në Superligë sezonin e ardhshëm, i cili do të nisë në muajin gusht.

Përveç Lirisë, nga Liga e Parë në Superligën siguruan inkuadrimin edhe Fushë Kosova, si kampione e Grupit B, dhe Feronikeli ’74, si kampion i Grupit A.

Pra, pjesë e elitës së futbollit do të jenë: Ballkani, Drita, Gjilani, Dukagjini, Prishtina, Malisheva, Llapi, Fushë Kosova, Feronikeli 74’ dhe Liria.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat