Drilon Hodaj ishte më meritori që Liria u rikthye në elitën e futbollit kosovar.
Gardiani i skuadrës nga Prizreni priti disa gjuajtje gjatë kohës së rregullt dhe vazhdimeve, ndërsa gjatë penalltive priti dy, për t’u rikthyer në Albi Mall Superligën e Kosovës pas katër vitesh mungese.
“Kemi stërvitur gjatë tërë kohës për këtë. Janë emocione të papërshkrueshme.
Është ëndërr e realizuar që kam ndihmuar kthimin në Superligë”, ka thënë Hodaj.
“Kemi provuar direkt të kthehemi dhe nuk mundëm.
Fati deshti që përmes barazhit të kthehemi.
Liria ka qenë ekipi i vetëm që ka mundur përmes barazhit të kthehet dhe kjo u realizua”.
“Është klubi i zemrës sime, klubi ku jam rritur. Është ëndërr e realizuar. Ia kemi pasur borxh Prizrenit ta kthemi Lirinë ku e ka vendin, në Superligë”.
“Liria në Superligë do të ketë objektiva madhore.
Besojmë fuqishëm se do të jemi aty ku u takon Lirisë, në mesin e skuadrave që luftojnë për Evropë”, ka shtuar portieri i Lirisë.