Mallorca ka shënuar fitore me rezultat 3:0 ndaj Rayo Vallecanos, në takimin e fundit përkatësisht të javës. së 38-të të kampionatit spanjoll.
Sulmuesi Vedat Muriqi ashtu si di, sërish ka shënuar në Spanjë.
Ai e hapi serinë e golave më minutën e 51-të, ndërsa Copete (71’) e Rodriguez (90+4’) shënuan për fitoren e thellë.
Muriqi u zëvendësua në minutën e 77-të.
Ky është goli i 15-të për Muriqin në kampionatin spanjoll.
Muriqi u paraqit standard për Mallorca-n dhe Ivan Balliu ka luajtur deri në minutën e 81-të për Vallecanon.
Mallorca përfundon në vend të nëntë me 51 pikë dhe Rayo Vallecano në të 11-tin me 49.