Celta Vigo ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Barcelonës në javën e fundit të këtij edicioni në La Liga.
Skuadra e drejtuar nga Carlos Carvalhal siguroi pjesëmarrjen në elitën e futbollit spanjoll edhe për sezonin e ardhshëm.
Ndeshja e zhvilluar sonte përfundoi me rezultatin 2:1.
Gabi Veiga i shënoi të dy golat e fitores për vendasit, në minutat 42 dhe 65.
Golin e vetëm për katalonasit e shënoi Ansu Fati, në minutën e 80-të.
Kësisoj, Celta Vigo e mbyll sezonin me 43 pikë dhe në pozitën e 13-të.
Barcelona, që është shpallur kampione javë më parë, sezonin e mbyll me 88 pikë.