Futbollisti i mirënjohur, Mentor Mazrekaj, ka bërë të ditur se nuk do të jetë pjesë e skuadrës së Laçit.
Ai përmes një postimi në facebook ka bërë të ditur largimin nga klubi shqiptar.
“Nga sot nuk jam më pjesë e KF Laçi.
Falënderime të veçanta për Presidentin Pashk Laska dhe Prof. Shpëtim Duro që mundësuan rikthimin tim në futbollin aktiv.
Kanë qenë 3 vite të mrekullueshme me rezultate historike si Kampionatin Shqiptare ashtu dhe në arenën ndërkombëtare me kalimin e shumë tureve.
Falënderime për të gjithë tifozët që na përkrahën pavarësisht rezultateve”, ka bërë të ditur Mazrekaj.