Kombëtarja e Rumanisë po përgatitet për ndeshjet kundër Kosovës (më 16 qershor) dhe Zvicrës (më 19 qershor) në kuadër të kualifikueseve për Euro 2024.
Rumunët me 16 qershor (20.45) ndeshen në stadiumin “Fadil Vokrri” me Kosovën.
Mihai Stoichita, drejtori teknik i Federatës së Futbollit Rumun, beson se ndeshja më e rëndësishme është ajo e para, ajo kundër Kosovës. Në rast fitoreje, ndeshja me Zvicrën do të “bëhej bonus”.
“Atmosferë shumë e mirë. Lutem që të mos kemi lëndime.
Janë dy ndeshje të rëndësishme, sidomos e para, për mendimin tim mund të fitohet, pastaj Zvicra bëhet bonus.
Nëse merr një ose tre pikë me Kosovën, thuajse i ndalon që të luftojnë për kualifikim. Zvicra është Zvicër, ndeshja me to ngjan shume me atë që kemi bërë me Austrinë në Ligen e Kombeve 2-3 vite me parë”, ka thënë mes të tjera Mihai Stoichita për mediumin rumun “Sport.ro”.
Në Grupin I pas dy xhirove, Zvicra kryeson me 6 pikë, pasojnë Rumania 6, Kosova 2 pikë. etj.