Barcelona ka marrë “OK”-in për Planin e Qëndrueshmërisë që ka paraqitur në La Liga disa javë më parë dhe nga i cili varet i gjithë planifikimi sportiv.
“Ne po presim që La Liga të miratojë planin e qëndrueshmërisë në mënyrë që të mund të planifikojmë ekipin dhe të marrim vendime”, kështu është shprehur Xavi fundjavën e kaluar.
Trajneri i Barcelonës tani mund të fillojë të punojë me Barçën për sezonin 23/24 sepse organi kombëtar i futbollit ka miratuar më në fund sot llogaritë e ekipit katalanas.
Organizata pranon, se kursimet e bëra tashmë lejojnë regjistrimin e lojtarëve në pritje për të përshtatur situatën e tyre dhe, përveç kësaj, për të avancuar në projektin sportiv me mundësinë e kryerjes së transferimeve.
Pasi të merret drita jeshile për llogaritë e tyre, drejtuesit e sportit do të ekzekutojnë menjëherë rinovimet e nënshkruara, por të pa përfunduara për Gavi, Ronald Araujo, Inaki Pena, Sergi Roberto.
Transferimi i parë që Barça do të shpallë do të jetë ai i Inigo Martinez, i cili ndodhet në Barcelonë në pritje të zyrtarizimit të nënshkrimit të tij.
Kjo dritë jeshile do të lejojë gjithashtu klubin të paraqesë një ofertë zyrtare për Messin.
Babai i tij dhe Laporta u takuan të hënën dhe ranë dakord të takoheshin përsëri pasi La Liga të miratonte llogaritë e tyre.