Alexis Sanchez mund të jetë futbollisti i radhës që do ta vazhdojë karrierën në Arabinë Saudite.
Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka bërë të ditur se kilianit i ka bërë ofertë zyrtare Al-Fateh.
Klubi saudit thuhet se i ka ofruar Sanchezit kontratë një-vjeçare, me opsionin për të vazhduar edhe për një tjetër vit.
34-vjeçarit gjithashtu i kanë ofruar pagë prej 10 milionë eurosh në sezon.