Julian Nagelsmann pritet të zyrtarizohet së shpejti si trajner i Paris Saint-Germainit.
Kampionët e Francës kanë shkarkuar Christoph Galtierin dhe gjermani raportohet se do të jetë zëvendësuesi i tij.
“L’Equipe” ka raportuar se Nagelsmann do të mbërrijë në kryeqytetin francez brenda 24 orëve të ardhshme për të vazhduar diskutimet rreth punës së tij te PSG-ja.
35-vjeçari ishte shkarkuar nga Bayern Munichi në mes të sezonit të shkuar, për t’u zëvendësuar nga Thomas Tuchel.
Parisienët dëshirojnë gjithashtu se legjenda, Thierry Henry, të jetë ndihmës i Nagelsmannit.
Këta të dy thuhet se janë takuar për të diskutuar rreth një bashkëpunimi të mundshëm në “Parc des Princes”.