Cole: United im mbetet më i fortë

Futboll

Cole: United im mbetet më i fortë

Më: 6 qershor 2023 Në ora: 18:56
Andy Cole

Ish-legjenda e United nuk ka dyshime se Tripleta e Cityt këtë sezon mund ta bëjë ekipin e Guardiola-s të konsiderohet një skuadër më e mirë se Djajtë e Kuq dhe Tripleta e tyre.

Manchester City mund të fitojë Triplete-n nëse do të arrijë të triumfojë në finalen e Champions League, pasi ka  fituar Premier League dhe FA Cup.

Megjithatë, të paktën sipas Andy Cole, nuk mund të ketë asnjë krahasim me Manchester United e vitit 1999.

Duke folur për Four Four Two, ish-kampioni i Djajve të Kuq tha: “Tashmë ta quash Manchester Cityn skuadrën më të mirë në historinë e Premier League është një mungesë e plotë respekti për Manchester United.

“Nëse Manchester City fiton Triplete-n, ata nuk do të jenë një ekip më i mirë se Manchester United. Unë nuk do të ndërroja asnjë nga lojtarët tanë me një lojtar të Manchester City.

“Do të ishte mungesë respekti për shokët e skuadrës. Për më tepër, Manchester United është ende, edhe sot e kësaj dite, i vetmi që ka fituar Triplete-n…”.

Me pak fjalë, për Andy Cole krahasimi është më se i rrezikshëm dhe, në të vërtetë, vetë ish-futbollisti theksoi se ka ende një finale të Champions League për të luajtur përpara se të flitet vërtet për Tripletë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat